Tiranë, një i plagosur pranë Selitës. Punohet për kapjen e autorit

redaktor

Një person ka mbetur i plagosur orët e mbrëmjes së të enjtes në kryeqytet, pas të shtënave me armë zjarri të dëgjuara pranë zonës së njohur si Selitë.

Forcat e rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, edhe pse ende nuk dihet asgjë mbi motivet e këtij akti.

I plagosur ka mbetur shtetasi me inicialet D.M., 25 vjeç, i cili është transportuar menjëherë për në Spitalin e Traumës, nga ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *