Policia e Shtetit bëri dje publik bilancin e deritanishëm të operacionit 1-mujor të prishjes së ndërtimeve pa leje. Konstatimet e policisë arrinin në një total prej 711 rastesh me ndërtime pa leje, që sollën dhe procedimin 717 personave nga organet e rendit. Shumica e shkeljeve janë në qendrat e mëdha si Tirana, Durrësi e Elbasani, të ndjekura nga qytete më të vogla. Rekordin e mban Tirana me 183 raste dhe më pas Elbasani me 90 raste, Durrësi me 88 procedime, Fieri me 59 dhe më tej Korça, Vlora, Berati, Lezha, Dibra dhe Shkodra.
