Fati i lig e ka ndjekur studenten 22-vjeçare të Fakultetit Ekonomik, kur u hodh nga kati i 17 i ndërtesës “Sky Tower”, ku edhe ndërroi jetë. Derimë tani është konfirmuar fakti se ky rast është shënuar si vetëvrasje në dosjet e policisë, pasi janë rrëzuar hipotezat e tjera, sipas të cilave vajza po bënte foto me celular.
Ngjarja e rëndë
Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, policia thotë se vajza ka hyrë e vetme në ambjentet e “Sky Toëer” dhe është hedhur nga tarraca e kullës. Vajza ra në trotuarin para “Sky Toëer” dhe para rënies vdekjeprurëse, ajo është përplasur me një shtyllë dritash. Ngjarja shkakoi panik te banorët, ndërsa pas mësimit të ngjarjes tragjike në vendngjarje ka mbërritur mikja më e ngushtë e 23-vjeçares. Pas ekzaminimit të ambienteve të bar kafes ku vajza ka qëndruar për afro një orë është gjetur çanta e saj me sende personale, si dhe telefoni i saj celular.
Dy pistat e hetimit
Për rrethanat e kësaj ngjarjeje ende ka paqartësi të theksuara, pasi vetë Iris Belba me ç’duket e kishte vendosur të kryente këtë akt ekstrem, duke mos lajmëruar askënd apo duke mos lënë shkas dyshimesh për rrethin e saj familjar a shoqëror. Vajza që banonte me familjen në rrugën “Bajram Curri”, me origjinë nga Fieri ishte studente me rezultate të mira, në vitin e 3 të degës Financë. Nga dëshmitë e shoqeve të saj, policia ka mësuar se Belba i ishte nënshtruar një provimi, para pak ditësh, ku edhe kishte marrë notë jokaluese, ç’ka përbënte problem për të. Policia dyshon se ky mund të ketë qenë një nga shkaqet e vetëflijimit, mirëpo nuk kanë mbetur pas edhe pista të tjera, ku po i mëshohet edhe ndonjë ndarjeje apo prishje marrëdhëniesh me ndokënd. Për të saktësuar të gjitha lëvizjet e asaj dite, policia e Tiranës mori në pyejte shokët dhe shoqet e klasës, si dhe anëtarët e tjerë të familjes Belba.

R.I.P moj vajze po jeta eshte me e shtrejt se sa zhgenjimi..zoti u dhente force prinderve te saj……prinderit shqipetar po kalojne trauma te medha per cfere po ndodhe me femijet e tyre. Eshte e tmerreshme dhe e pabesueshme per nje popull me 3 milion.
Depresioni nuk sheh njeri ne sy. Qendrojini prane njerezve qe doni ne cdo moment dhe mundohuni te kuptoni problemet qe kane. Eshte e vetmja menyre per te kufizuar keto lloj ngjarjesh.
Jeta e errët,pa shpresë,pa dritë ne fund te tunelit dhe nje shoqeri ku vlerat morale te saj po sundohen nga antimorali, të çon në zgjidhje ekstreme si Irisi !? Ne qajmë,politikanët qeshin!?
SA GJYNAH /// QENKA NJE VAJZE SHUME E BUKUR //SIMPATIKE ////KUSH E LA KETE VAJZE TE VRASI VETEN SHKOFTE NE ENFERRE ////NE DJALL ////PRINDERIT DUHET TA MBANIN AFER ////FAMILJA DUHEJ TA NDIHMONTE NE PROBLEMIN QE KA PASUR ///TE GJITHE E KEMI NDJERE VETEN TE ISOLUAR NE JETE ////POR NUK VRITET VETJA //// NGUSHELLIME FAMILJES ////
SHum e trishtueshme kjo ngarje nuk ka ngushellim per prinderit zoti tu jape kurajo
Mos beni aludime te kota kur nuk dini me hollesi shkaqet prapa kesaj ngjarje te rende.
cfare do lloji aludime shkaqe qe ka kjo vetevrasje prap nje vajze 20 vjece nuk duhet te vdesi :keshtu ::kam 2 vajza dhe cfare do lloj dashurie cfare do lloj gjeje qe te me bejne :::kurree nuk dua ti shoh te vdekur ::per cfare shkaqesh flet ti enea :::::::ka pasur nje shok :::familja duhet ta maje prane ::nuk ndahesh nga jeta per nje shok as per nje vajze :::jeta jetohet nje here ::::mua neser vajza ime do te me thote se ka nje shok :::edhe se 15 vjece nuk do ta demoralizoj :nuk do tja prish jeten :::nuk do ta vras ;me mentalitetin e disa shqiptareve te vjeter :::nuk jemi me ne shekullin e 13 ::ne kohen e komunizmit ::vajza na cnderoi ::::vetem nje idiot mund te gjukoje keshtu :::ose nje coban ::::me vjen keq per kete yll qe iku keshtu ::::
E kam fjalen per disa komente qe thone jo jeta, jo politika, jo shoqeria etj. Ne nuk e dime shkakun e kesaj ngjarjeje, dhe ajo qe mund te bejme eshte te heshtim derisa te mesohet e verteta.
KAQ!!!
Pse Iris pse (?) kishe te gjithe jeten perpara. S’kemi si spekullojme per shkakun; depresion, kercenime; probleme marredheniesh…ndoshta do dale me vone. Ne te gjitha fushat e jetes ku ka hyre Filozofia, e ka dhene nje mendim, vijne sintezat qe nga lashtesia e me pas; por Pyetjes No1. asaj ekzistenciale “pse njeriu vendos ti jape fund jetes” asnje nuk i eshte pergjigjur dot.
U prehte ne paqe ky shpirt i trazuar.
Shum e dhimshme.Ndoshta eshte si thuhet,”aksidentale”,kjo s,ka vlere.Ngushellime te sinqerta te afermve.
Aludohet se beri suicid pasi ka ngelur ne provim. Goca eshte nga Fieri/ studente ne Tirane.
http://www.shqiptarja.com/home/1/tiran–nj–vajz–23-vje-are-hidhet-nga-kati-i-17-i-sky-tower-219228.html
ketu kemi shkrimin dhe nje klip te kronikes Televizive. Pervec gjestin individual, mendoj se ka dhe nje fenomen shoqeror ne rritje; i cili i shtohet/ vjen nga deshperimi i pergjithshem. Nje grua vetevritet ne Korce e nje burre ne Lezhe [pompist tek ujsjellesi, hiqet pas 25 vitesh pune] te tjeret pijne “bar miu” nje 45 vjecare vdiq para 2 ditesh. Studentja “ekzagjeron rendesine” e nje deshtimi te jetes, dhe…arrijme ne ekstreme te tilla. A ka studime per kete fenomen ne Shqiperi? A ka kalkuluar ndokush efektin ne familje e humbjet financiare per Shtetin, kur kaq shume persona bejne vetvrasje; a ka struktura mbeshtese, edukuese-parandaluese, qe punojne me te rinjte? Ne statistikat e 2003 ne listen e suicideve per 100.000 te parat jane Greenlanda dhe Lituania, me 83 e 31 persona, ne fund eshte Nepali me 0 persona. Shqiperia ka 4.0 dhe eshte ne vendin e 76-te. Ne 2003 kemi [4 x 30] 120 vetvrasje, sa jane Sot?
—
Ne shume raste prinderit e shoqeria kane pjese e tyre. Pa a kuptuar plotesisht, I edukojme femijet tone me Suksesin si qellim ne vetvete, kur e dime te gjithe se kjo s’eshte aspak ne perputhje me realizmin jetesor. Aftesia e adaptimit te njeriut varet gjithmone si perballon traumat e humbjet. Nese eshte provimi/ a cdo shkak sekondar…mendoj se ka pasur dicka tjeter qe “eshte thyer” me pare ne shpirtin e kesaj vazje. RIP.
—
Mire do ishte qe mediat te rezervohen dhe permbahen ne informacionet fillestare per te ruajtur me shume privatesine e familjes, fotot perfshire. Deri sa vete familja te jete e informuar zyrtarisht. Keshtu ndodh dhe ne perendim. Ngushellime familjes, Nje tragjedi. Duajeni jeten pavaresisht se jeta eshte bere shume e veshtire.
Po po sa keq.Zoti i marte prane.Ngushellime familjes
Ngushellime familjes. Zoti e ndicofte shpirtin e saj. Ne qe e njohim ate si vajze ka qene e shkelqyer me seder dhe aq e rregullt sa me ska. Familja e saj nje familje e shkelqyer me norma e rregulla, nje familje per tu admiruar.
Dhe njehere kurajo familjes dhe u prehte ne paqe shpirti i saj. Zoti e ndricofte Irisin.
Shkenca dhe teknologjia kane bere shume progres, rendim si te marre pas tipit te fundit te celularit, tv-42 police full HD me lloj-lloj funksionesh, modeli i fundit i makines me turli opsionalesh,etj etj por sic e shohim njerezia nuk eshte e lumtur apo e qete(lumturia eshte nocion abstrakt,pra nuk egziston) dhe numri i vetvrasjeve po rritet frikshem ne Albanistan, dhe jam kurioz te di ku jemi ne me vendet e tjera persa i takon ketij fenomeni ne renditjen Evropiane! Duhet bere perpjekje per permirsimin e jetes shpirterore te njerzve, paralelisht me ate materiale pa i C,balancuar, ofruar atyre nje shprese dhe sidomos shendoshjen e vlerave MORALE qe po i veme kazmen cdo dite e me teper, qofte nga politikat qeveritare , qofte nga mediat , qofte nga politikat tregtare , qofte dhe ato fetare! Po permend vetem nje fakt shum domethenes: Gjate nje udhetimi me autobus apo me tren verej qe shumica e te rinjve apo e njerzve, rremojne neper cellularet e tyre neper facebook,sms,app,muzike,etj etj dhe nuk arrine te dialogojne midis tyre ,te socializohen mes tyre dhe te krijojne lidhje miqsore, dashurore etj etj ! Ky fakt eshte shume i trishte, dhe po vazhdoi keshtu pas disa vitesh do e kemi punen shume pisk!
Ngushellime familjes, eshte e dhimbshme kur njeriu zgjedh ekstremin me aktin e vetflijimit per t’iu hakerryer botes qe e rrethon.
Iris Belba ka qene nje nxenese e shkelqyer ne Shkollen e Mesme “Flatrat e Dijes” te qytetit te Fierit, pra ne nje shkollat me te mira te Qarkut Fier dhe ne rang Republike. Prej kesaj shkolle kane dale fitues cdo vit ne vende nderi,(te pare, te dyte apo te trete) ne Olimpiadat Kombetare, dhe Irisi ka qene nje prej tyre.
Atehere, zotit Haderi Dekan i Fakultetit te Ekonomikut, cfare ka ndodhur qe kjo vajze me seder dhe ambicje pune te depresohet ne Fakultetin tuaj? Le te zhbirohet me tej se me cilin PEDAGOG ka pase mosperputhje puna dhe pregatitja e saj me kerkesat apo provimet qe ka pregatitur Ai? A e dini Ju zoti Dekan qe ne Fakultetin tuaj ka pedagog qe nuk japin ate qe Ata kerkojne ne provimet? Po qe mungon transparenca e kontrollit, dhe notes qe eshte vene, kete e dini?
Si prind do te kerkoja nje analize ne Fakultetin tuaj per kete rast tragjik, per kete burim depresioni qe u lind tek Fakulteti ku Juve sot jeni Dekan. Ju shkruaj me bindje, sepse ne nje ballafaqim per kete dukuri, te konstatuar 5 vjete me pare, ne takimin me zv.dekanin Fatmir X, kur i shpreha shqetesimin e evlatit tim, per mosperputhjet Program+Seminare me Provimet, kur i kerkova mungesen e transparences pas provimeve, kur i paraqita mungesen e gadishmerise se Pedagogeve per te sqaruar pyetjet qe Ata as qe i kishin zene me goje, qofte ne Seminare po ashtu edhe ne Leksione, zotnia e tij Fatmir me pergjigjet se : Ju te provinces!!( Iu prezantova se jam me banim ne FIER) kerkoni shume, harroni ju se nuk krahasoheni me kryeqytetasit, nje dhjete ne Province eshte gjashte ne Kryeqytet, e tj !!. Kur u interesova per te mora informacion se Ai, Fatmiri, e ka bere te mesmen ne Selenice te Vlores!!, pra Ai tashme e quante veten kryeqytets!!. Pra Ai, nuk pranoi te vere dore, dhe te beje dicka brenda detyres se tij per te rregulluar burimet e keqia, qe i depresonte dhe vazhdon t’i depresoje studentet.
Gjithashtu do te kerkoja nga Ministrja e Arsimit, duke mare nxitje nga kjo ngjarrje teper e rende, te analizoje programin mesimor ne Fakultetet e UT dhe ne Ato Private, te kontrolloje perputhshmerine e Programeve, Seminareve dhe Ushtrimeve me PERMBAJTJEN e PYETSOREVE ne Provimet, Menyren e Kontrolleve dhe Transparencen e tyre. Per shpirtin e Irisit – e vajzes se pafajshme, te ndieshme per te ardhmen e saj, VINI DORE Znj. MINISTRE E ARSIMIT! Gjaku i saj le te behet shkak per nje Rilindje te shendetshme te Arsimit te Larte ne Shqiperi. Ju jeni Nene vete, keni qene vete Pedagoge, kam besim se do te dilni mbi pabarazite dhe interesat qe ka imponuar Sistemi Rrumpall i instaluar pas v.90-te ne Shqiperine tone te vogel.