Tiranë, nuk tregoi për tentativën e vrasjes, arrestohet 29-vjeçari

redaktor

Autopatrulla “Shqiponja” dhe Seksioni për Krimet e Rënda në Tiranë, bënë dje të mundur kapjen e të kërkuarit Fletur Zani, 29 vjeç, banues në kryeqytet. Burime zyrtare thanë se në ngarkim të tij, është realizuar ekzekutimi i vendimit penal, pasi Gjykata e Rrethit, me vendimin e datës 15 janar 2015, ka vendosur masën e sigurimit personal “arrest në burg”, për veprën penale të “moskallëzimit të krimit”. I kërkuari dyshohet se ka pasur dijeni mbi ngjarjen e ndodhur më 2 nëntor 2014, ku rreth orës 22:45, në rrugën “Pandi Dardha”, është tentuar të vritet me armë zjarri Erjon Kapollari.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *