Tiranë, nusja vjedh milionat e vjehrrës

Dita

Policia e Shtetit njofton se ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasen 16 vjeçare R.I., banuese në Tiranë, pasi dyshohet se rreth orës 14.00 të ditës së djeshme, në rrugën “Tre Dëshmorët”, në banesën e vjehrrës së saj, L.K., 51 vjeçe, ka vjedhur shumën prej 432 400 lekë.

Vajza adoleshente jetonte te shtëpia e të fejuarit të saj, bashkë me vjehrrën.

Kur vjehrra nuk gjendej në dhomën e saj, ku gjendeshin milionat, nusja u kacavjerr nga dritarja dhe kaloi në ballkonin e dhomës së vjehrrës ku mori edhe lekët.

51 vjeçja sapo konstatoi faktin njoftoi policinë e nisa e zbardhi shpejt ngjarjen.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *