Policia e kryeqytetit njoftoi dje se nisi procedimin penal për një punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror, i denoncuar për kërcënimin e një qytetari me armën e shërbimit. Burime policore thanë se oficeri me inicialet S. S., banues në Yzberisht, debatoi fillimisht ashpër me një 49-vjeçar në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë gjatë mbrëmjes së mërkurë dhe më pas ka tentuar që ta vrasë atë. Oficeri i shërbimit ka qenë në gjendje të dehur kur është konfliktuar me Astrit Lokën, por fatmirësisht 31-vjeçari është ndaluar nga personat që e shoqëronin në ato momente.

TURP KESHTU DO TE NDODHE PO TE MBASHE PIANEC QE RRINE GJITHE DITETN LOKALEVE MIRREN ME LLAFE E JO PUNE