Cilido nga ne është dëshmitar për mungesën e banjove publike në kryeqytetin tonë. Kjo nuk është për të qeshur, por një domosdoshmëri dhe një mungesë e pajustifikueshme për një qytet modern. Banjoja e fundit që ka qenë pranë Ushtarit të Panjohur, u fshi nga lista dhe Tirana sot e kësaj dite është pa banjo. Qytetarët nevojtarë janë të detyruar që nga halli, të gjejnë ndonjë vend të sikletshëm si prapa ndonjë peme apo poshtë urave të Lanës, dhe të tjerë detyrohen të konsumojnë diçka nëpër lokale, për të përdorur banjon. Prandaj duhen shtruar disa pyetje: Si ka mundësi që për vite të tëra, bashkia e Tiranës nuk ka bërë asgjë? Po inspektorati i shëndetësisë apo autoritete kompetente, pse nuk kanë kërkuar llogari? Pse as minibashkitë, deri tani nuk kanë amrrë asnjë inciativë?
Dua ta mbyll letrën duke thënë se pastërtinë nuk e blejmë dot me lekë, por duhet punë e vazhdueshme për të lehtësuar jetën e qytetarëve.
Letër e nënshkruar,
Ymer Lumshi
