Si pasojë e një ndërtimi jashtë kritereve ligjore, qindra banorë të kryeqytetit kanë mbetur pa energji elektrike.
Aktualisht janë pa energji zona e Komunës së Parisit, një pjesë e Farkës si dhe zona e Kopshtit Zoologjik.
Mësohet se shkak për ndërprerjen e energjisë është dëmtimi që ka pësuar “fidri 323” në nënstacionin e Selitës.
Grupet e punës kanë shkuar në vendin ku ka ndodhur dëmtimi dhe po punojnë për rikthimin e furnizimit me energji elektrike të qytetarëve.
