Tiranë, pallati 5 katësh në “Rrugën e Elbasanit” shembet sot me tritol

redaktor

Nisi sot shembja e ndërtesës pa leje në zonën e “Vilave Gjermane”, në kryeqytet.

Policia ka devijuar trafikun në rrugën e Elbasanit, ku qarkullimi i mjeteve bëhet vetëm me një korsi.
Policia bën me dije se puna ka nisur nga hapja e vrimave për vendosjen e eksplozivit. Është parashikuar që ndërtesa të shembet brenda mesditës së sotme.
INUK e bllokoi dje ndërtesën 5 katëshe.
Pas ndërtesës tek Fakulteti i Ekonomisë, kjo është e dyta që shembet me eksploziv.
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *