Tiranë, parandalohet një krim në familje

anazapta

Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e bluve të Tiranës për dhunën e ushtruar bi bashkëshorten. Florant Çaush Malkollari, 44 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Tiranë, është arrestuar në flagrancë.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka goditur me sende të forta në pjesë të ndryshme të trupit bashkëshorten e tij 36-vjeçare, duke i shkaktuar dëmtime të ndryshme trupore.

Gruaja do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, ndërsa në ngarkim të burrit të dhunshëm janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet procedurale do t’i kalojnë për veprime të mëtejshme hetimore Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  Tiranë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *