Idajet Beqiri
Plot 40 vjet më parë, më 23 shtator të vitit 1979, në rrethana misterioze, vdiq në Spitalin Bruse të Parisit Hysni Kapoja, njëri prej trinomit më të lartë që mbante në këmbë shtetin shqiptar të kohës. Përshtypja e shumicës dërrmuese të popullit në atë kohë dhe, mbase edhe sot e kësaj dite, është se Hysni Kapo ishte një nga themelet e atij shteti dhe të Partisë shtet, ishte ndër kryesorët udhëheqës të Partisë Komuniste si dhe organizator të LANÇ-it të popullit shqiptar. Prandaj dhe është e pamundur që një personalitet kaq të shquar ta shmangësh e aq më pak ta fshish nga faqet e historisë moderne të Shqipërisë, nga periudha e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe nga pushteti që doli nga ajo luftë.
Kur u nda nga jeta 40 vjet më parë, Hysni Kapoja ishte 64 vjeç. Vdekja e tij nuk ishte e rastësishme dhe është e mbështjellë me mister edhe sot e kësaj dite. Në këtë shkrim do të argumentohet përse ka aq shumë mister ajo vdekje, mbështetur në analizën e fakteve, dëshmitarëve okularë, mjekëve personalë dhe afërmve të tij.

***
Hysni Kapo udhëhiqte Partinë dhe gjithë strukturat e LANÇ në Qarkun e Vlorës, së bashku me Mehmet Shehun, ku përfshiheshin zonat dhe krahinat që mbajtën peshën kryesore në çlirimin e vendit nga pushtuesit nazifashistë dhe bashkëpunëtorët e tyre kolaboracionistë brenda vendit.
Ai u lidh pazgjidhshmërisht me Mehmet Shehun, legjendën e Luftës së Spanjës, antifashistin dhe internacionalistin e lindur, antizogistin e betuar, demokratin me njohuri, me shpirt, me guxim dhe të paepur, atdhetarin me vepra dhe kryevepra të Shqipërisë së tërë.
Të dy, Hysni Kapo dhe Mehmet Shehu, gjetën njëri tjetrin, plotësonin për bukuri njëri tjetrin, në pozicione të mirëndara të udhëheqësit politik të Qarkut, siç ishte Hysni Kapo dhe të udhëheqësit organizativ, siç ishte Mehmet Shehu.
Në saj të punës, veprimtarisë, mendjemprehtësisë, sakrificave sublime, guximit, vetëmohimit të këtyre dy udhëheqësve, të gjetjes dhe të bashkimit rreth këtij boshti të shumë atdhetarëve dhe luftëtarëve të spikatur antifashistë, Labëria, Mallakastra, Tepelena, Gjirokastra, Saranda, Skrapari, Korça, Pogradeci, Përmeti, Myzeqeja, Kolonja etj etj, në një kohë relativisht të shkurtër dhe sipas efektit “domino” organizuan dhe ngritën me radhë formacionet luftarake antifashiste, nga çetat partizane, deri te brigadat, divizionet dhe korparmatat, të cilat luftuan me heroizëm, duke çliruar Shqipërinë dhe gjithë trevat e tjera etnike, duke e çuar atë deri në Vishegrad.
Hysni Kapo ishte edhe i mendjes, edhe i pushkës. Cilido që kishte “dy pare” mend në kokë, e vlerësonte Hysni Kapon për njohuritë, për karakterin, për guximin dhe trimërinë, për besnikërinë, posaçërisht, ndaj jo rastësisht pseudonimi i tij në Luftën e Dytë Botërore ishte “Besniku”, pseudonimi dhe personifikim që nuk iu nda gjer në fund të jetës, si “Besniku i Partisë”.
Është sinjifikative një fakt gjatë LANÇ, i cili ka kuptim dhe vlerësim shumëplanësh.
Hysni Lepenica udhëhiqte forcat e Ballit Kombëtar. I vijnë një ditë disa bashkëpunëtorë të tij dhe i thonë se Hysni Kapo organizonte në fshat një takim me popullin për t’u folur për luftën antifashiste. Na ka ftuar të marrim pjesë, i thanë ata Hysni Lepenicës…
Të shkoni patjetër, u thotë Hysni Lepenica, sepse keni çfarë dëgjoni dhe mësoni prej një burri të mençur, si ai, keni çfarë vlerësoni prej tij dhe trimërisë së tij, pastaj midis dy Hysnive, zgjidhni!
***
Gjatë viteve të LANÇ dhe në vitet e para të vendosjes së pushtetit prej fitimtarëve të kësaj lufte të madhe, me Enver Hoxhën si protagonisti kryesor në krye, rrodhën shumë ujëra, pati shumë zhvillime, shumë përplasje, eliminime dhe seleksionime të rëndësishme. Vitet 1950 e më pas shënojnë formësimin dhe konsolidimin e rrethit të personave të lartë të shtetit, të cilët kishin në duar gjithë vendimmarrjen në vend, hierarkinë e padiskutueshme të tyre, boshtin rreth të cilit bashkoheshin dhe i kishin sytë jo vetëm e gjithë hierarkia piramidale e shtetit komunist dhe institucioneve të tij, por mbi të gjitha, populli shqiptar. Enver Hoxha ishte njëshi i padiskutueshëm, Mehmet Shehu, i dyti dhe Kryeministër i Shqipërisë, Hysni Kapo, i treti, por edhe ekuilibruesi i gjithçkaje në Parti, në organet e punëve të brendshme, në gjykata e prokurori si dhe në pushtetin ekzekutiv.
Pasardhësi i Enver Hoxhës dihej. Ai ishte Mehmet Shehu, kur Enveri të mos ishte më në jetë. Garanti i kësaj perspektive të nesërme ishte Hysni Kapo, i cili në mënyrë të padiskutueshme do të ishte numri 2 i Partisë dhe i shtetit pas Enver Hoxhës.
Posaçërisht pas prishjes së marrëdhënieve me ish Bashkimin Sovjetik, kjo treshe udhëheqëse e padiskutueshme e Shqipërisë, zgjodhi edhe pasardhësin post Mehmet Shehu, i cili ishte Ramiz Alia, më i ri në moshë se ata, por edhe me merita në organizimin e LANÇ, si një ndër udhëheqësit e Rinisë komuniste, i zgjuar, e mbi të gjitha si përfaqësues i nivelit të lartë të Veriut të Shqipërisë, balancues i pushteteve me potenciale njerëzore për të garantuar unitetin e popullit midis Veriut dhe Jugut të vendit.
Për hir të së vërtetës, kur Shqipëria të qetësohet, të qytetërohet, të emancipohet dhe të europianizohet, me siguri do të dalin historianë të mirëfilltë, analistë dhe studiues objektivë, të cilët do të dinë të analizojnë dhe të evidentojnë me vërtetësi dhe objektivitet të pakontestueshëm se çfarë ka ngjarë me Shqipërinë në tërësi, por posaçërisht me udhëheqjen e saj të lartë në veçanti pas viteve 1970.
***
Pikërisht gjatë këtyre viteve pati dhe u ekzekutua një plan global dhe specifik lufte të ftohtë midis Perëndimit dhe të Lindjes për rrëzimin e sistemit komunist.
Ky plan nuk mund të linte jashtë Shqipërinë, aq më shumë që vendi ynë rrethohej prej ish-Jugosllavisë (Serbisë) dhe Greqisë, të cilat historikisht e kanë dashur “të djegur dhe të pjekur” Shqipërinë. Serbia dhe Greqia i kanë marrë Shqipërisë mbi gjysmën e territorit të atdheut, për rrjedhojë kanë punuar në vazhdimësi për eliminimin e kombit dhe popullit shqiptar, për eliminimin dhe tjetërsimin e shtetit shqiptar, për lidhjen e të gjitha fijeve të pushtetit dhe të shtetit shqiptar pas “qerres” së tyre.
Agjenturat antishqiptare, posaçërisht pushteti i agjenturës së ish sigurimit të Jugosllavisë dhe të UDB në veçanti, edhe në vitet më të izoluara të Shqipërisë, kanë qenë prezente dhe kanë bërë dëme të pallogaritshme në vendin tonë. Nëse flitet për një lloj paranoje në udhëheqjen e lartë komuniste të vendit, e cila gjeti një terren të pakuptimtë të vrasjes dhe eliminimit të njëri tjetrit, krahas faktorëve të tjerë, disa prej të cilave me burim vet sistemin komunist me absurdin tragjik të luftës së klasave, kishte brenda ndikimin e madh të agjenturës serbe posaçërisht, e cila luante me intrigat, me thashethemet, me dezinformimet, më hakmarrjen primitive dhe me dobësitë njerëzore.
Pra para dhe pas viteve 70′ të Shekullit të 20-të, kishte një planë të mirëhartuar dhe me masa organizative të përsosura për të eliminuar Enver Hoxhën, në radhë të parë, si personin me ndikim absolut, me të cilin gjallë, asnjë fije floku nuk mund t’i prekje regjimit dhe pushtetit të tij. Paralelisht me eliminimin e tij u synua edhe Hysni Kapo, njeriu kyç që mbante të lidhur unitetin e Partisë, por mbi të gjitha edhe unitetin e Enver Hoxhës dhe të Mehmet Shehut.

Mafia e mjekëve u zgjodh prej agjenturës së huaj, posaçërisht prej agjenturës serbe, për të eliminuar gradualisht Enver Hoxhën. Kjo mafie u përgatit mirë në kushte komode, në një vend Perëndimor, sikurse ishte Franca, mike për kokë e Serbisë para viteve 1990, por edhe më pas gjithashtu.
Enver Hoxha dhe udhëheqja komuniste e kohës ishin vërtetë shumë vigjilentë dhe stafin që u shërbente e zgjidhnin me aq kujdes, sa nuk mund t’u shpëtonte gjë. Aq më shumë stafin mjekësor të tyre. Për hir të së vërtetës, në stafin e ish udhëheqësve kryesor komunistë, ishin mjekët më të mirë, me një bagazh akademik, profesional, atdhetar dhe me karakter të pakomprometuar në asnjë pikë. Ndaj nuk duhen përzierë të thatët dhe të njomët bashkë dhe nuk duhet të ndihen keq ata mjekë pranë këtyre udhëheqësve komunistë, të cilët punuan me përkushtim, me devocion dhe me profesionalizëm të lartë me këta pacientë të nivelit të lartë.
Por të keqen e bënin një pakicë e tyre, disa të “specializuar” në Francë, të cilët nuk bënin vetëm specializime për mjekësinë, por edhe shumë specializime të tjera në fushën agjenturore kundër Shqipërisë dhe udhëheqjes së shtetit të saj.
Njëri prej tyre, madje me rol dhe veprimtari tepër të rëndësishme pro serbe dhe antishqiptare, ishte Sali Berisha, njeriu i përzgjedhur me aq kujdes prej UDB nga çdo pikëpamje. Kjo agjenturë kishte informacione të sakta të lidhjeve të familjes së Berishës me familjen “Karaxhiç”, babait të Radovan Karaxhiçit, kriminel lufte, në vitet e luftës së dytë botërore. Ai ka qëndruar në Kullën e Berishës, si i plagosur, një kohë të gjatë. Ngjashmëria e jashtëzakonshme e Sali Berishës me Radovan Karaxhiçin, të cilën nuk mundi t’a dallonte as ish sekretari i SHBA, Xhejms Bejker, gjatë vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1991, nuk është një fantazi, nuk është një “lodër” për të bërë “politikë”! Ky është një realitet, ashtu sikurse është realitet detyrimi i Sali Berishës për t’u lidhur në krushqi me Milicën, agjenten e mirënjohur të UDB, e cila i dha Berishës për grua Sllobodankën (ose Liri Berishën e sotme)!
“Mafia e mjekëve” veproi me shumë inteligjencë edhe brenda mjekëve të mirënjohur të Francës, miq të Shqipërisë dhe të udhëheqjes komuniste, duke e bërë dëmin pa u ndjerë.
Enver Hoxhës sëmundja e rëndë, me përmasa deri në “dalje nga luftimi”, e madje edhe pranojnë, ia injektuan pikërisht mjekët misionarë për ta eliminuar gradualisht dhe për të përgatitur kalimin e pushtetit te i besuari i tyre dhe jo te vullneti i vet Enver Hoxhës dhe shqiptarëve.
Kur kjo gjëmë u bë, domosdo lufta për pushtet, lufta për t’i zënë vendin Enver Hoxhës, pas vdekjes së tij, u bë jo vetëm e ashpër, por edhe tepër e dukshme. Pasardhësi i Enver Hoxhës prej UDB, prej agjenturës së KGB si dhe prej vet Perëndimit, u caktua Ramiz Alia.
Nëse pushteti i Enver Hoxhës, post tij, binte në duart e Mehmet Shehut dhe të Hysni Kapos, edhe sikur të lindte domosdoshmëri përmbysja e regjimit komunist kudo në botë, përsëri Shqipëria dhe shqiptarët do të ishin të vetvetes, jo të dorëzuar totalisht te agjenturat antishqiptare, të cilat e donin të dobësuar deri në vetasgjësim total Shqipërinë dhe popullin e saj. Ndërsa me pasardhës Ramiz Alinë agjentët dhe agjenturat do të bënin si të donin dhe Shqipëria do “t’i zbathte brekët”!
Është folur dhe aluduar se këtë plan afatgjatë në vitet 1970, por emergjent në vitin 1979 e më pas, e përkrahu dhe e mbështeti me të gjitha forcat e saj, duke përfituar nga paaftësia fizike e deri mendore e Enver Hoxhës edhe bashkëshortja e tij, Nexhmije Hoxha. Ajo nuk kishte asnjë lidhje me agjenturat e huaja, as nuk kishte dijeni për planin e tyre në emërimin e Ramiz Alisë si pasardhës të Enver Hoxhës. Mbase ajo u bë padashje mbështetje e këtij plani thjeshtë dhe vetëm për interesat e ngushta të familjes së saj. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se Nexhmije Hoxha e ndjente veten shumë komode duke qenë pasardhësi i Enver Hoxhës pikërisht shoku i saj i rinisë Ramiz Alia sesa Mehmet Shehu. Prandaj i dha udhë krushqisë me Ramiz Alinë, duke i marrë vajzën e vëllait për djalin e saj.
Mirëpo Ramiz Alia nuk bëhej dot kurrë pasardhës i Enver Hoxhës, pavarësisht ndikimit të Nexhmije Hoxhës dhe kësaj krushqie të bërë, nëse ishte gjallë dhe në postin e lartë në Parti Hysni Kapo.
Ishte pikërisht kjo arsyeja që Hysni Kapo u nis me urdhër “për të vdekur” në Paris të Francës. Kundërshtimi i vet Hysni Kapos, kundërshtimi i bashkëshortes së tij Vito Kapo, kundërshtimi në heshtje i Mehmet Shehut, kundërshtimi i mjekëve besnik të Hysni Kapos, ranë në vesh të shurdhër. Gjithçka ishte e mirorganizuar, e planifikuar dhe madje e ditur edhe data e gjëmës së madhe, 23 shtatorit 1979, kur “Besniku i Partisë” nuk do të frymonte më.
Vito Kapoja ka pohuar në DITA tre vjet më parë:
“Vetë Enveri më ka thënë më pas se herën e parë kur shkoi në Paris (më 1978) Hysniun kanë dashur ta helmojnë… Po, po, ma ka thënë Enveri vetë me gojën e tij. Po se kush ka dashur ta helmojë këtë nuk e mora vesh kurrë. Në vijim Enveri më tha se herën e dytë Hysniu doli se kishte kancer dhe kancerit nuk kishim çfarë t’i bënim… Kështu më ka thënë dhe unë besoj në këto fjalë të Enverit.”
I gjithë llumi antishqiptar iu mblodhën te koka Hysni Kapos në Spitalin e Parisit. Atje, në rrethana “rastësore”, u shfaq edhe Sali Berisha, i cili i ishte qepur “si rrodhe” këtu në Shqipëri Hysni Kapos, edhe pse nuk ishte mjeku personal i tij. Për t’ju gjendur pranë ditën që do të vdiste, Hysni Kapos i shkoi edhe më i interesuari për vdekjen e tij, Ramiz Alia. Fill pas vdekjes së Hysni Kapos, grupi besnik i shoqëruesve dhe mjeku i tij, Dine Abazi, bashkëshortja Vito Kapo, shfaqën haptazi dyshimet e tyre për këtë vdekje të sforcuar të Hysni Kapos. Ata përshkruan me guxim të paimagjinuar gëzimin që ndjen për këtë vdekje Ramiz Alia, Sali Berisha dhe disa bashkëpunëtorë të tjerë të tyre, hartues dhe ekzekutorë të kësaj “vrasjeje mjekësore”.
Fakti që mjeku i Hysni Kapos, dr. Dine Abazi dhe Sali Berisha, megjithëse të dy bashkëvendas, pas vdekjes së Hysni Kapos u bënë armiq të betuar, është një fakt që flet shumë dhe nuk ka të bëjë fare me “xhelozinë profesionale”!
Ngjarja e fillimvitit 1991, te ish Klinika e Udhëheqjes, aty te Presidenca, kur Sali Berisha kishte marrë drejtimin e PD-së, është mjaftë domethënëse. Dr. Dine Abazi u përballë me Sali Berishën. “Më uro për detyrën”,- i tha Sali Berisha mjekut të Hysni Kapos, Dine Abazi!
Dine Abazi me një çantë që kishte në duar, në sy të kalimtarëve, ia veshi me gjithë forcën që kishte Sali Berishës duke i thënë fjalët “vrasës”, “i shitur”, “tradhtar”…!
Pas vdekjes së Hysni Kapos, në Shqipëri e mori ferra uratën. Ishte hapur tashmë rruga e plotë për të eliminuar edhe Mehmet Shehun, pasardhësin meritor të Enver Hoxhës…
***
Nëse në vitin 1990, Ramiz Alia dërgoi te studentët për Lëvizjen e Dhjetorit Sali Berishën, nuk ishte rastësi. E para, ishte “shpërblim për kontributin” që Sali Berisha dhe shpura tjetër proserbe kishte dhënë për eliminimin e Hysni Kapos etj. E dyta, ishte detyrim për Ramiz Alinë, sepse gjarpri gjarprit ia dinin këmbët.
Sali Berisha, kur erdhi në pushtet dhe në vazhdimësi e bëri vendin një plasdarm ku u mbollën “të gjitha farërat e Serbisë”, e bëri Shqipërinë dhe shqiptarët plasdarm lufte, hakmarrje primitive, shkatërrimi dhe degradimi total në të gjitha fushat, shkërmoqje dhe përvëlim disa herë të shtetit dhe të institucioneve të tij, të potencialeve ushtarake dhe ekonomike. Punoi dhe vazhdon të punojë si një misionar i përkushtuar i Serbisë së vjetër… Por një gjë bëri për t’u mbajtur mend. Klanin e Hysni Kapos nuk e preku askund. Madje e mbrojti me të gjitha mjetet. Një pinjoll të tyre me lidhje indirekte bëri edhe ministër të brendshëm në qeverinë e tij. U shleu “borxhin”?! Apo ka edhe diçka tjetër, aq më keq kur shohim që ndonjë pinjoll i Hysni Kapos është bërë njësh me këtë misionar shumë dëmsjellës kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve…
Gjithsesi Hysni Kapo do të mbahet mend dhe do të kujtohet gjithmonë si një luftëtar dhe hero i LANÇ, si një shqiponjë e Labërisë dhe e Shqipërisë, si një udhëheqës i urtë popullor, i cili i dha shumë Shqipërisë.


Idajet ,
më ke zënë në vënd të lig, kur thotë populli , se nuk dua t’u jap material fashistëve , duke filluar që nga k/ministria, por punët janë ndryshe nga ç’thua ti . Për atë që kemi jetuar të gjithë , ti ke perceptimin tënd , që është diametralisht i kundërt me perceptimin tim .
Enveri , Mehmeti dhe Hysniu janë antikomunistët më të mbedhej ne radhët e komunisteve shqipëtarë , për fat të keq , në krye të partisë . Ata ishin antifashistë , por , kur morën pushtetin , u bënë më fashistë se fashistet .
Pasojat e politikës së tyre aventureske nxorën alabakerinë që kemi sot , në krye të vëndit .
Limani! Ky eshte deduksion yti apo di gje, se keshu flasin tani dhe ata me diplloma fallco? Idajeti tregon pak gjera qe une di dhe me teper, por eshte ne rrjedhen e ngjarjeve pa as me te voglin trillim, ndoshta e di dhe ti rastin (po jap vetem nje shembull) e takimit te priftit serb me Sali Berishen ne spitalin e Parisit dhe kur ja tregoi vete Hysni Kapos, ai ju pergjigj qe do takohemi ne Tirane. Por Hysniun e pruri ne arkivol ne Tirane Saliu! Keto jane zyrtare dhe qe dihen ka shume njerez. Prandaj, kur flasim per momente te tilla duhet te jemi konkret dhe te ekulibruar . Secili e ben veten si te doje, eshte i lire, por flase per njerez qe kane kapacitet intelktual mendor te pjekur. S’e kam vetem per ty; mund te lexosh budallaleqe plot me poshte ne komente qe nuk rrine dot se kane majhasellin.
Ndëgjo këtu ti i ekuilibruari ,
di gjë unë e di gjë ti , jo prifti me Saliun e jo prifti pa Saliun , të gjitha janë tymnaja për t’u larguar nga thelbi i problemit . Unë di Historinë e Partisë që e kam jetuar vetë dhe nga ata që themeluan partinë , jo historinë e Ndreçi Plasarit , që na tha , merreni këtë histori e hidheni poshtë se ju kam gënjyer .
Kjo është një temë shumë e gjerë dhe unë ketu , s’mundem të shpreh ato që kam në ndërgjegjen time .
Borgjezia është një rruspi e vjeter , një karaputanë shumë e djallëzuar por jo budallaqe : rregjimi komunist në Shqiperi thotë , megjithse e di shumë mirë që ne s’patëm rregjim komunist , por , ajo e identifikon këtë me komunizmin , per të larguar popujt nga idetë e Marksit ;
Ata e njohin marksizmin me rrënjë e me degë dhe jo si enveristët tanë që kanë për marksizem fjalimet bombastike të Enverit – një demagogji bajate në një popull tejet të varfër e të prapambetur .
Pas Luftës , liria dhe pamvaresia e Shqiperisë ishin të siguruara , ne na kishin pranuar në gjirin e tyre ata që ishin më të zhvilluar dhe na ndihmuan shumë , nuk na thanë prisni sa të plotësoni kushtet , pastaj do shohim , do uleni në një tavolinë me ne apo jo .
Por , por ne , ne si ne , me egoizmin tonë mbetem i vetëmi vënd socialist në botë , pa fenë opium , me njeriun tonë të ri ( më i riu dhe më i miri nga të gjithë qe Saliu , që talli bythën me gjithë Byronë Politike ) . Treshja e mësiperme kishte bërë dhe më pas bëri edhe me shumë pisllëqe të dënueshme dhe për të mos leshuar kolltukët ,mori në qafë të mjerin popull – e izoloi si asnjeherë më parë në historinë e tij .
Një këshillë kam për ata që , nëse ndonjeherë do duan të krijojnë parti komuniste , që në mbledhjen e parë duhet të perjashtojnë nga radhët e komunisteve pas vdekjes – Enver Hoxhën , Mehmet Shehun dhe Hysni Kapon . Si fillim keta!
Hallall të koft paske pjerdh si pjerdhin burra.
Te tre drejtuesit e larte te shtetit komunist,Enver,Hysni,Mahmet,i perkisnin klanit serb .
Per enverin nuk eshte nevoja te shkruaj,Mehmeti ishte masha kriminale e Dushan Mugoshes ne brigaden e pare(prandaj qendroi zv.lkomandant,qe ta kontroillonte),Hysni kapo ishte rekrutuar nga serbet qekur ishte djaloshi qe dergonte qumeshtin ne konsullaten serbe ne Vlore.Pas pushtimit komunist qendroi ambasador ne Beograd deri ne 1948 dhe eshte korieri i percjelljeve te urdherave nga Beogradi per eleminimin e Nako Spirut..
Sali Berisha,po te ishte mjek i talentua dhe te dashuronte profesionin do te qendronte ne spital,atje ku praktikohet profesioni.Por Sali Berisha ishte arrivist dhe i papermbajtshem ne synimin e objektivave te tij arriviste.
Per te penetruar ne Bllok,nuk ju nda specialistit me te mire te zemres,por njekohesisht edhe mjek i udheheqjes me te larte,Ylli Popa.
Pas ketij edhe mjekeve me ndikim ne bllok,Dine Abazit,
Zabit Brokaj,Isuf Kalos.Madje ju qep Isuf Kalos ta rekomandonte tek stafi Enver Hoxhes.
Arriti t`i mbushe mendjen Hysni Kapos tja rekomandoje Nexhmies per enver hoxhen.
Ky lloj sojii mund te beje gjithcka per synimet e tij arriviste,qe ishin jashte sferes se Mjeksise./
Hysni Kapo i dinte lidhjet e tij me familjen serbe te Milices.
Por per Hysni Kapon rendesi kishte te mos ishte BERISHE.Aq me mire qe ishte nje Berishe i dale nga koqet e Karaxhicit.
Interes per te eleminuar Hysni Kapon nuk kishin serbet,qe e kishin rekrut te vjeter,por enver hoxha,qe ishte xmirezi dhe s`mund te duronte pordhet e perbuzjen e djemve te Mehmetit dhe shtrirjen si vaji ne uthull te klanit Kapo qe po ppushtonte Partine dhe Qeverine nga Qendra ne Baze..
Neqs.Sali Berisha ka vepruar ne dem te shendetit te Hysniut,ka vepruar me urdher te enver hoxhes
Sail Berishen duhet ber hero qe pasta hequr nje kriminel si Hysni Kapo.
Hysni Kapo ka vdekur nga Zoti -Natyre. Krejt rastesisht, nje dite gushti apo shtatori te vitit 1979 shkova te takoj nje shokun tim te ngushte mjek -roje tek Kirurgjia dhe aty degjova nje bisede mjekesh ne Spitalin Civil (sot Nene TerezaI), mbi shendetin e Hysni Kapos. Nje nga mjeket me te mire te organeve te brendshme, me mbiemrin Dauti, tha: Une e kam diagnostikuar Shokun Hysni me kancer ne Pankreas. Kancerit ne pankreas nuk ke se cfare t’i besh o Idajet! Duke lexuar fantazite e Idajet Beqirit edhe per vrasjen e Mehmet Shehut, une kam bindjen se kemi humbur nje shkrimtar gjeni dhe kemi fituar nje jurist fantazist.
“Duke lexuar fantazite e Idajet Beqirit edhe per vrasjen e Mehmet Shehut, une kam bindjen se kemi humbur nje shkrimtar gjeni dhe kemi fituar nje jurist fantazist.”
sa për shrimtar për romane policor,asqë e kam vënë në dyshim!i nivelit të gimçe hamitit,por sa për jurist!?
mos ta dhëntë zoti!!e hëngre dhe në je i pafajshëm!!
edhe sikur të bësh një lojë sa për ta provuar sa e ka vlerën si jurist!?
në burgim të përjeshëm shkon!!
që të jemi të qartë,edhe sikur të të mbrojë në një çështje civile!!
sa për penale!?
merr koburen e shkerhe në kokë,ke më shumë shanse të mbijetosh se sa të të mbrojë idajeti!!
ps:bajgën e radhës së idejatit nuk e lexova fare!!vetëm ndonjë koment sa për humor!!
Mutat sgodhen mutat perreth tyre edhe u baedhe ma mut puna! ? Do ishte titull ma eksakt!
Hysni kapo ka vdekur nga nderhyrjet e kota ne nje kancer ne pankreas. Kur Vito thot nuk ka ditur gje , ajo rren ashiqare se asnje kirurg nuk ndermerr nje operim te tille pa pelqimin e pacientit e te familjes se tij ne France.
Edhe gjithe ato qe ishin perreth tij ne Broussais kane cudit spitalin! Vito ma shume se gjithe te tjeret! Pse vito zgodhi me u ba me Nexhmijen e jo me burrin e vete?! Sepse arriviste ishte e eshte cdo here vetem a perfitoj dicka!
Pse vito nuk iu tha jekeve lene rahat Hysnin te jetoje cka ka me jetuar ?!
Mbas pazarit vito xhidinse bukur gjerat , po fajtorja kryesore eshte ajo nese i vdiq burri , pyetja eshte cka mendoj se do perfitonte nese behet me klani e nexhmijes kunder shehut?!
Vdekje udb serbe vdekje kgb ruse
Vdekje sigurimit te shtetit
Po kjo eshte historia e tere atyre monstrumve. Ata hanin kokat e njeri tjetrit.Burri frigohej nga gruja e anasjelltas Kanibali kryesor Enveri i hanger te gjithe.Po te kishte edhe pak jete do te hante edhe vet Nexhmijen. Beri ashtu Stalini, Mao, Kim i Kores.
EVEN SO , VERSIONI i Dine Abazit mbetet i besueshem. Por Asnje spital ne bote,nuk te operon pa firmosur :
personi ose i perkujdesuri.
Nuk perjashtohen fajet e treshes.
Per te hedhur drite per kete problem ,duhen mendimet e mjekeve : Isuf Kalo , Sabit Brokaj etj., qe jane faktore te besushem.
Edhe nje gje kam per keta te tre.Keta dyshonin gjithcka dhe per cdo gje.Nuk e kuptuan keta Saliun?Nuk ka nevoje per shume mend per te kuptuar Saliun.
Mire Enveri dhe Mehmeti nuk paten kontakt me Saliun,por Hysniu duhej ta kuptonte,qe ndryshe nga mjeket profesioniste Ylli Popa,Fejzi Hoxha,Dine Abazi etj,Saliu ishte nje SHARLATAN!
U semur nga rrufa Hysni Kapo ne Vlore,Saliu niset me makina te rastit,mberrin ne Vlore ne mes te nates, pa ja kerkuar kush,pa qene mjeku kryesor i Hysniut.
Hysniu duhej ti thoshte:-C`do ti ketu?Kush te kerkoi ty?
Vito duhej te dyshonte:-Mor po ceshte ky malok qe na eshte qepur si rrodhe?
Po argetoheshin me Saliun se i mbante me muhabete,,merte edhe porosi jasht sferes se mjeksise,qe nuk i takonin.
Vitos i pelqente ta perdorte Saliun si mashe.
I pelqenin edhe intrigat e Saliut,se keto grate e bllokut shiheshin si ulkonja me njera tjetren.
Eleminimi i Gramoz Pashkos me vone i shkon pas oreksit Vitos,se kjo u kap per flokesh me Eleni Pashkon ne Kine,sa u be incident diplomatik,nderhyri enver hoxha terhoqi delegacionin e grave.
Te “Dashur” Komentues,qe vini ne “Dyshim” Shkrimin e Idajet Beqirit:Idajeti na thote ne Subjektin e Mesiper se ELEMINIMI I HYSNI KAPOS ,na Hapte Rrugen per PUSHTET te Ramiz Alise…dhe per kete ka Te DREJTE, sepse po te Ishte Gjalle Kapo, Ramiz Alia nuk behej ASNJEHERE President, dhe Pasardhes i Enver Hoxhes…
1-Hysniu na “Semuret”…dhe na u Dergua ne France??Vete Hysni Kapuan nuk Donte te Shkonte ne France per “Kurim”::PSE????(Gjasme Partia e do ate te Shendosh)…
2-Ne Parise na Gjendet edhe Sali Berisha,dhe ishte ne Grupin e Mjekeve qe “Shoqeronin” Hysni Kapon, ne nje nga keto Dite,Berisha i Thote Hysniut:Kur dola ne Parise, po me NDIQNIN dy -tre Burra te UDB-se DONIN TE ME REKRUTONIN??????????????
FAKTE…Ku e dinte Sali Berisha se kush ishin ata qe e NDIQNIN???Vertet ishin te UDB-se??Apo ishin te Sigurimit Shqipetare??Dhe ku e dinte Berisha, se c´fare Qellimi Kishin “Ndjekesit”??DHE ku e dinte Berisha se ata ishin te UDB-s???
PRA Berisha ka marre Kontakte me Njerezit e UDB-se ne Parise, kete Gjoja ja RAPORTON Hysni Kapos ..si ALIBI -Mbrojtjeje…pra nese e kishin Pare edhe te Sigurimit te Shfaqesohej se JA TREGOJ SHokut Hysni..
3-Hysni Kapoja kur e DEGJOJ se Berisha ishte “Ndjekur” nga Njerez te UDB-se i thote:I RAPORTOVE KETO TE GJITHA NE AMBASADE?????Jo i thote Berisha..ATHERE Shko dhe Raporto:….
sikurse dihet Hysniu nuk u Kthye Gjalle me ne Shqiperi…akoma edhe BERISHA NUK Raportoj te Pergjegjesi i Sigurimit ne Ambasaden Shqipetare ne Parise..
z.Idajet Beqiri ka te DREJTE kur thote se ishin “Perparset e Bardha”….qe Filluan ELEMINIMET e Kapos…mbase edhe Ndikuan ne Vdekjen e Enverit…Pyetja Intriguese eshte:A u INFEKTUA Me Semundjen e Pasherueshme Hysni Kapo????Apo ishte Natyrore…Kur dime se pas OPERACJONIT te pare ai NDIHEJ MIRE…
Fakte eshte se :Ramiz Alia nuk e FSHIHTE KENAQESINE e tije,qe kapoja u kthye KUFOME nga Parisi….lol
Ka pasur nje “ligj partie” ne kohen qe po flasim :Dy anetare te Byrose Politike nuk duhet te benin pushimet ne te njetin vend (Vlore,Pogradec,Durres Dhermi etj) dhe ne te njejten periudhe.Kjo per efekt sigurie.Nuk mbahet mend qe vecanrisht aty ku pushonte Enver Hoxha te pushonte edhe nje anetar tjeter i Byrose.Ne veren e vitit 1979 ka “rastisur” qe edhe Enver Hoxha edhe Hysni Kapo te pushonin bashke ne te njejten periudhe ne te njejtitin qytet (Pogradec) ne vilat ngjitur me njera tjetren(!).Aty Hysni Kapos ju “rrit tempereatura” dhe prej aty u percoll me urgjence ne France.A nuk mund te diagnostikohej ne Shqiperi semundja e tij ?.
Gazeta Dita duhet te kete kujdes me njerez qe kane vdekur edhe mos lejojne interigante si Idajet Beqiri i cili ben shkrime qe cdo shkrimtar do ta kishte zili por nga pikepamja e realitetit eshte turp qe vazhdohet me genjeshtra te tilla qe nuk bejne gje tjeter por tregojne se kush na ka qeverisur per 50 vjet.
Mjere populli Shqiptar
TURP
@@Emigranti:Ku e shikon “Intrigen” ne ato qe Shkruan z.Idajet Beqiri????
1-Mos valle keni Qene Pjese, apo Pjesmarres pikerishte ne INTRIGEN E “Perparseve te Bardha”??
2-Sa per “Mjere Populli” Shqipetare..kjo eshte e Vertet qe Thoni, por jo ne Lidhje me Shkrimin e Idajetit…
Mjer Populli Shqipetare, qe Po paguan SPIUNET E UDB-se….qe te Shkaterrojne Shqiperine dhe Gjithcka Shqipetare….
3-FAKTE kemi sa te Duash:1997-ta, e Kopalsi total i Vendit,Fazllici Serbe ne Kuvendin e Shqiperise sjelle nga Berisha..Nipi i ish Shefit te UDB-se per Kosoven Stanishic…..vazhdojme me Lulezim Bashen..qe na Del nga Parlamenti me urdher te Berishes…per te Futur Shqiperine perseri ne nje Kolaps-Politike…me Qellim nje 97-te te dyte..ect….
@@Emigranti….me qe jeni duke “Shijuar” jeten e Emigracjonit…Mos perdorni Fjalen TURP, per Shkrime qofshin ato edhe Policore….por TURPE, per ato qe Ndodhin ne Shqiperine e sotme…lol
Per Lexusin qe lexon por nuk kupton.
Ka nje thenie qe jo te gjithe qe lexojne kuptojne, ti i perket kesaj kategorie o i mjeri ti.
Eshte TURP qe vazhdohet edhe i jepet rendesi gjerave te vdekura qe si sherbejne Shqiperise e Shqiptareve.
Shqiptaret vuajten nga ajo kohe pikerisht nga ata njerez te keqinj.Marëzia ishte kthyer në sistem pikerisht nga keta njerez qe moren ne dore fatet e Shqiperise edhe te Shqiptareve te cilet vuajten jo vetem ekonomikisht por edhe ne ndergjegjen e vet njerezve te cilet nuk mund te mendonin lirisht jo me te flisnin lirisht, hipokrizia kishte aritur majat me te larta sepse te tille ishin ata qe e drejtuan shqiperine,sulmi ndaj të talentuarve,shtreses intelektuale e qytetare qe kthyer në strategji, goditeshin verbërisht nga shteti Enveristo-Stalinist, për gabime të parëndësishme apo të tjera që s’i kishin kryer kurrë,kjo lufte behej me te vetmin qellim poshterimin edhe shtypjen e njerezve inteligjent e me dinjitet per ti futur friken popullit te varfer e te vojtur Shqiptar.
U jepej dore dallaverexhinjve te cilet ishin masa me e sigurte ku mbeshtetej Enveri & Kompani trashegimia me e madhe qe na lane Enveri & Kompani eshte klasa politike shqiptare.