Dy shqiptarë dhe një grek janë arrestuar në Greqi, si bashkëpunëtorë të terroristit Kristodulos Ksiros. Arrestimi i dy shqiptareve është kryer në Kalamata, ndërsa tashmë ata të dy ndodhen në selinë shërbimin Antiterror në Athinë, ku po merren në pyetje. Kundër tyre ishte lëshuar urdhër arresti, me akuza për pjesëmarrje në organizatë terroriste, prodhim, furnizim dhe posedim lëndësh eksplozive dhe bombave, armëmbajtje pa leje dhe falsifikim. Dy të arrestuarit konsiderohen si pjesë e rëndësishme e grupit të Ksirosit, por emrat e tyre nuk u bënë të ditur.
