Tiranë, përgatiste një vrasje për hakmarrje, pranga Dorzit

anazapta

Policia e kryeqytetit ka arrestuar ditën e djeshme një person, i cili ishte duke lëvizur në kryeqytet i armatosur dhe dyshohet se do hakmerrej për një krim të vjetër ndaj të afërmit të tij. I ndaluari është Met Dorzi, që mbante me vete një armë zjarri tip automatik, teksa u kap në lagjen “Yzberisht” të Tiranës. Ndërkohë hetimet paraprake kanë konstatuar se i arrestuari rezulton të jetë vëllai i Ramadan Dorzit, i vrarë në vitin 2009. Hetuesit dyshojnë se ai po përgatitej për një hakmarrje. 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *