Dy persona kanë humbur jetën brenda 12 orëve të fundit në kryeqytet, si pasojë e përplasjes nga automjetet. Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te kthesa e Kamzës, ku një i ri është përplasur për vdekje nga një makinë. Drejtuesi i mjetit është larguar me shpejtësi, duke e lënë viktimën në mes të rrugës. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tij. Ndërsa mbrëmjen e kaluar, një 60-vjeçare u përplas nga një tjetër automjet në zonën e Unazës së Re. Avdie Dumani u plagos rëndë dhe ndërroi jetë teksa transportohej për në spital.