Tiranë, plagosen me armë 2 të rinj

Ornela

Dy të rinj mbetën të plagosur me armë, mbrëmjen e së martës në kryeqytet.

Ngjarja ndodhi pranë zonës së njohur si ish-Misto Mame, rreth orës 23:00, kur të rinjtë 24 dhe 26 vjeç, ishin duke lëvizur me automjet.

Ata u qëlluan me pistoletë, brenda makinës me të cilën po lëviznin, nga persona të paidentifikuar.

Sipas burimeve, të rinjtë e plagosur ndodhen në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ata janë Jurgen Dhakri dhe Xhenis Vrapi.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe zbardhjen e motiveve të ngjarjes.

Share This Article
1 Comment
  • Xhenis eshte emer femre. Mos valle eshte nje mashkull e nje femer te plagosur, apo prinderit e ketij Xhenis jane idiot qe I kane vene emer femre?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *