Një person është vetëvrarë dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri sot në drekë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në një hotel në Rrugën e Elbasanit, në zonën e njohur si Vilat Gjermane.
Mësohet se Agim Emini, shtetas maqedonas, dhe e dashura e tij A. S. janë konfliktuar për motive xhelozie. Dyshohet se fillimisht Emini ka qëlluar në drejtim të 21-vjeçares A. S. e më pas ka shtënë ndaj vetes.
Ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe ka ndërruar jetë sapo mbërriti në Spitalin Ushtarak. Nuk dihet ende gjendja e vajzës, ndërsa priten detaje të tjera nga uniformat blu, të cilat janë në vendngjarje.

o gazeta, nuk eshte maqedonas djali: eshte shqiptar maqedonie. dy lufta jane bo per ket muhabet…
O gazeta, nuk është maqedonas djalli: është turk Maqedonie. Sikur 100 luftëra të bëhen për këtë muhabet…
Turqia pat ikur, por e pat lënë (farën) litarin jashtë…
boll o pleh boll
Eshte shqiptar me banim ne Shkup.Por cfare dreq gazetaresh dhe gazetash jeni.
Eshtë shqiptar jo maqedon hejjjjjjjjjjjjjj….