Tiranë, plagosje, vjedhje dhe grabitje, policia nis hetimet

redaktor

Një person u ndalua, një tjetër u shpall në kërkim, kurse një grabitje mbetet pa autor. Policia ndaloi të kërkuarin Ylber Garubi, 35 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, më 22 gusht 2014, ka dhënë “arrest në burg”, për “sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje, plagosje e lehtë dhe prishje të rendit”. Kurse Egzon B., 24 vjeç, u shpall në kërkim pasi ka marrë me qira te kompania “Eurocar”, mjetin “Peugeot 107” me targë AA694AI, për 7 ditë dhe s’e ka kthyer më. Ndërsa D. I., 26 vjeçe, denoncoi se pranë stacionit të trenit, i kanë grabitur 16 mijë lekë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *