Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me dhunimin e dy të miturve nga punonjësit e policisë. Në një njoftim për media thueht se pas hetimeve të kryera rezulton se përveç pamjeve të dhunës që ka parë publiku në video, punonjësit e policisë, tashmë të pezulluar, kanë dhunuar në ambientet e komisariatit 2 jo vetëm djalin e regjistruar në video, i cili është 15 vjeç, por edhe shokun e tij 14-vjeçar. Si rrjedhojë, nga Avokati i Popullit i është rekomanduar Prokurorisë së Përgjithshme nisja e hetimeve ndaj dy punonjësve të policisë së komisariatit nr.2.
(Përditësimi i fundit 27 nëntor)
***
Sikurse duket dhe në videon e bërë publike në media, nga punonjësit e policisë është ushtruar dhunë ndaj një të mituri.
Nisur nga ky fakt, Avokati i Popullit filloi shqyrtimin e rastit me iniciativë. Për shqyrtimin e tij u dërguan një grup ekspertësh të Avokatit të Popullit bashkë me ekspertë të Komitetit të Helsinkit.
Nga verifikimet dhe hetimet u identifikua komisariati në të cilin kishte ndodhur ngjarja. Ngjarja kishte ndodhur në Komisariatin nr.2 në Tiranë.
Në bashkëpunim me drejtuesit e komisariatit u bë e mundur identifikimi i punonjësve të policisë të cilët sicc shihet në video kanë ushtruar dhunë ndaj një të mituri. Grupi i ekspertëve ka marrë në pyetje këta punonjës. Nga grupet hetimore po vazhdojnë verifikimet e këtij rasti për të dalë në përfundime më të detajuara.
***
Një i ri, i cili ka tentuar të marrë një flamur nga rruga është prangosur dhe dhunuar nga një polic i shtetit. Pamjet të cilat mund të gjenden në YouTube tregojnë qartë mënyrën e trajtimit të adoleshentit nga polici i cili pasi i vë prangat dhe e shtyn të ecë përpara, nuk ngurron që rrugën deri te makina, ta bëjë duke i rënë të riut në pjesën e pasme të kokës. Që policia e shtetit shpesh tregohet e dhunshme në qelitë e saj apo edhe brenda në furgone, kjo tashmë dihet. Por ngjarja ka ndodhur pikërisht në një zonë të ish-Bllokut e rrahur shumë nga qarkullimi.
Megjithatë, duket se polici i komisariatit nr. 2 në kryeqytet (komisariat që mbulon këtë zonë), e ka menduar detyrë të tij edukimin e adoleshentit të vënë në pranga.