Tiranë, policia bllokon “Rrugën e Elbasanit” për kalimtarët

redaktor

Shembja e një godine pa leje pranë Fakultetit Ekonomik ka detyruar uniformat blu që të paralizojnë të gjithë zonën përgjatë “Rrugës së Elbasanit” deri në përfundim të procesit. Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se do të ndërmerret një aksion për shembjen e një godine e cila është disa kate dhe për këtë do të merren masat që të mos ketë asnjë lëvizje në zonë.

Ministria e Punëve të Brendshme, informon opinionin se duke filluar prej orës 07:00 e ditës së diel deri në një njoftim të dytë, nga shërbimet e Policisë së Kryeqytetit do të bëhet bllokimi i zonës:

 

  • Rruga “Arben Broci” nga kryqëzimi i rrugës Elbasanit deri tek Kinoklubi i Qytetit Studenti;
  • Nga Kinoklubi i Qytetit Studenti deri te fusha e sportit;
  • Fusha e sportit deri tek disko Calvin, në rrugën e Elbasanit;
  • Disko Calvin deri tek Fakulteti Ekonomik;
  • Gjithë gjatësia e rrugës “Gramos Pashko”.

 

Gjatë kohës së përcaktuar, në këtë zonë nuk do të lejohet qëndrimi apo lëvizja e mjeteve dhe këmbësorëve. Lokalet përreth objektit dhe brenda zonës do të jenë të mbyllura. Policia e Shtetit këshillon pronarët dhe administratorët e tyre që të mbajnë dritaret e lokaleve të hapura. Policia e Shtetit rezervon të drejtën të bllokojë plotësisht qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve në segmentin nga Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave, deri në një njoftim të dytë.

Share This Article
3 Comments
  • I dhunshem ndertimi po keshtu prishja.
    Qe ky pallat u be kaq i larte dikush ka marre leke.
    Atehere do ishte me e ndershme te fillohej me procedimin e pergjegjesve qe lejuan
    ndertimin e tij. Shtet i korruptuar , ne fund paguan privati.
    Rregullatori shtet vjen me dinamit pronarit mbasi ka dhene leke nen dore tani i mbetet
    te pastroje germadhat. Denimi i dyfishte, ndoshta shkaterrues.
    Rregull duhet , por jo te abuzohet me fuqine e shtetit te pafuqishen per te vene rregull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *