Tiranë, tenton të vrasë gruan, pranga bashkëshortit

anazapta

Policia e Tiranës ka arritur të parandalojë sot një krim brenda familjes. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Don Boskos”, ku një burrë ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij, pas një grindjeje të çastit.

Kanë qenë të shtënat e armës, të cilat kanë bërë që efektivët e policisë të ndërhyjnë menjëherë, duke shmangur krimin brenda familjes.

Burri i dhunshëm është vënë në pranga, ndërsa pas kontrollit në banesë, atij i janë gjetur përveç armës me të cilën do të kryente krimin edhe armë e municione të tjera.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *