Tiranë, policia procedon trajneren e ekipit të qitjes “Studenti”

anazapta

Trajnerja e ekipit të qitjes “Studenti” të Tiranës u procedua në gjendje të lirë nga policia e kryeqytetit. Burime zyrtare thanë se ndaj L. P., 43 vjeçe, trajnere e ekipit të qitjes, nisi hetim pas denoncimit se rreth orës 10:30, në poligonin e qitjes në “Qytetin Studenti”, dyshohet se ka kanosur dhe goditur gruan me inicialet Sh. K., banuese po në Tiranë. Policia nuk dha sqarime nëse konflikti ka ndodhur për shkak të detyrës, apo debate jashtë profesionit të saj dhe se çfarë ishte e dëmtuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *