Policia e Shtetit vijon në kryeqytet të sensibilizojë për qarkullimin rrugor, qytetarë dhe nxënës, me qëllim përmirësimin e parametrave rrugorë. Nisma u ndërmor në kuadër të ligjit “për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, e marrëveshjes së bashkëpunimit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe Ministrisë së Brendshme. Projekti ka nisur në shkollat 9-vjeçare dhe të mesme të Tiranës, ku policët e qarkullimit kanë patrulluar së bashku me nxënësit në disa akse.
