Tiranë, Policia: zjarri në garazhin e pallatit, aksidental

redaktor

Policia e Tiranës deklaroi pas hetimeve paraprake të kryera ditën e djeshme se shkaqet e zjarrit të rënë mbrëmjen e së dielës në një garazh pallati në rrugën “Bardhok Biba” ishin aksidentale. Si pasojë e flakëve është djegur mjeti tip “Fiat Marea”, në pronësi të B. N.. Nga kjo djegie, si dhe nga tymi i krijuar, disa banorë të pallatit dhe dy punonjës të zjarrfikëses i asfiksuan dhe janë dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa aktualisht nuk kanë probleme shëndetësore. “Nga dëshmitë dhe të dhënat e para, djegia ka qenë aksidentale”, tha policia.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *