Një person është arrestuar ditën e djeshme, pasi akuzohet për veprën penale të mashtrimit. Kapja e Pandeli Cikos, 57 vjeç, është bërë në rrugën “Pandi Dardha” në Laprakë nga Seksioni i Kërkimit të policisë së Tiranës. Mbi 57-vjeçarin rëndon akuza “Mashtrim”. Policia tha se “Ky shtetas ka qenë i kërkuar pasi Prokuroria e Tiranës ka dërguar urdhrin e dt.18.04.2014, për ekzekutimin e vendimit të datës 20 mars, të vitit 2013, të Gjykatës Rr.Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.288 dt.20.03.2014, të Gjykatës Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vjet burg, për Veprën Penale “Mashtrim”.
