Sektori për Krimet Kompjuterike në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me ato të Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, kanë realizuar operacionin policor “PEDOFILI 2” për kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi për në shtetin italian, të shtetasit: Ahmet Dedej, 68 vjeç, lindur dhe banues Vorë-Tiranë.
Policia bën me dije se i moshuari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zyra Qendrore Interpol Tirana pas urdhër-arrestit nga Gjykata e Salernos, Itali.
I arrestuari dyshohet për kryerjen e veprës penale “Krimeve seksuale me një vajzë nën moshën 14 vjeç” parashikuar nga legjislacioni penal italian me një dënim në maksimum deri në 14 vjet burg.
Hetimet ndaj këtij shtetasi janë kryer nga autoritetet policore italiane në bashkëpunim me ato shqiptare. Nga hetimet rezulton se i dyshuari ka ngacmuar, abuzuar seksualisht dhe prodhuar materiale pornografike më të mitur përmes Internetit.
Ai ka kryer abuzime seksuale me të mitur në Itali dhe i ka filmuar këto abuzime duke i ngarkuar edhe në Internet.

Ndiehem Shume i trishtuar,
Kjo shoqeri ku ka Shkuar,
Ne gremine ka perfunduar,
Regresi shume eshte thelluar.