Bar-kafe “Rovena” në kryeqytet u bllokua nga policia private, dje në mëngjes. Këngëtarja Rovena Dilo shprehet se një polici private e panjohur nuk e lejon atë dhe stafin të futet në lokal. “Një polici private e panjohur, nuk më lejon. Unë dhe stafi ndodhemi jashtë lokalit”- është shprehur këngëtarja. Ndërkohë në vendin e ngjarjes ka shkuar policia e rendit dhe po largon nga lokali policinë private “Global Security”. Këngëtarja Rovena Dilo shprehet se do bëjë denoncim në polici.

Cfare paudhesie ka bere Rovena?
Policia private do te jetë e ndonje mafiozi me suport politik. Ku ka te drejte policia private te bllokojë lokalin e tjetrit more? Cmenduri mafiozësh! Hiqjani mor emrin “polici private” dhe verjani “polici personale” sepse i duket si “private”(e saj) ajo qe është e tjetrit!?
Policia Private nuk ka te drejte te te shikoje as ne sy ne pronen tende!!!
Policia Private eshte e kontraktuar nga nje person per te mbrojtur pronen e tij apo vet personin por jo per te me bllokuar mua pronen time, pasurine time, jeten time.
Para dy vjetesh me vjen dikush (ASTRIT RRAJTA) ne emer te CEZ-it te “famshem”, per nje VJEDHJE qe desh te me bente CEZ-i, dhe gjate debatit me afrohen 3 (tre) police private, dolen qe ishin te “Breçani-Security”, duke mu hakerryer sikur i kisha share ata nga nona, dhe kur i thashe qe si police private keni te drejte te me afroheni vetem kur e kercenoj fizikisht personin qe ju eshte ngarku me e rrujt atehere keni te drejte me nderhy ata u larguan si te dhjere.
Prandaj ne pronen tuaj ardhjen e dikujt si mender Polic Privat konsiderojeni si hajdut dhe jo si nje Ruajtes te Rendit, dhe keni te drejte qe po s’u bind te largohet ta keqtrajtoni fizikisht deri ne vrasje, po s’erdhi Policia e Rendit.
Se Policia e Rendit vjen vetem po pati te gjakosur se per ndrushe thote polic je vete.