Tiranë, prostitucioni në hotel, 3 të ndaluar, 3 hetohen të lirë

anazapta

Vijon operacioni i koduar “Braka”, sipas lagjes ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostituimit në ambientet e një hoteli në periferi të kryeqytetit. Sektori Kundër Narkotikëve dhe Trafiqeve arrestoi Përparim Xhelilin, 50 vjeç, që dyshohet se njeriu që ofronte ambientet për aktivitetin, Romina Serica (Rusta), 23 vjeçe, nga Elbasani dhe Mimoza Dalti, 44 vjeçe, nga Tirana. Policia tha se do ndiqen në gjendje të lirë V. G., 40 vjeçe, Emine Qershori, 43 vjeçe dhe Mirjan L., 32 vjeç, banues në Tiranë, deri në një moment të dytë hetimor.

 

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *