Tiranë, qëllohet me armë zjarri në kokë një 30-vjeçar

J L

Një 30-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri, ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën  “Myslym Shyri”.

I riu është qëlluar me armë rreth orë 11:30 pranë një objekti në rikonstruksion.

I plagosuri i cili ende nuk është identifikuar dhe  është transportuar për në spital ku po merr ndihmën mjekësore, pasi është qëlluar në kokë.

Ndërkohë, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *