Tiranë, qëllohet me thikë dhe grabitet i riu nga Vlora

DITA Online

 

Mëngjesin e ditës së sotme ka ndodhur një grabitje në lagjen “24 Maji”, përballë Gjykatës së Apelit.

Sipas policisë, rreth orës 05:00 persona të paidentifikuar kanë goditur me thikë një 26-vjeçar dhe e kanë grabitur.

I riu që u plagos me thikë dhe iu grabitën rreth 100 mijë lekë është me inicialet F.B.

Ai punonte në një kompani, ndërsa është marrë në pyetje për identifikimin e personave që i grabitën xhiron ditore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *