Ministri i Punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, informoi se për shkollën e policisë kanë aplikuar 6.200 persona, që duan të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ministri Tahiri shprehet se besimi i të rinjve te Policia e Shtetit është inkurajues e shpresëdhënës. Një ditë më parë Policia e Shtetit informoi të gjithë kandidatët, se procesi i aplikimeve do të përfundojë më datë 28 shkurt 2014, duke e shtyrë me një muaj.
