Tiranë, rrëzimi i pemës shumëvjeçare bllokon trafikun

Dita

Një pemë disavjeçare e pozicionuar në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht të Tiranës është rrëzuar pasditen e sotme, duke zënë poshtë saj një automjet dhe duke e dëmtuar atë.

Sipas banorëve të zonës, kjo pemë përbënte rrezik, por askush nuk kishte shkuar për ta prerë atë. Si pasojë, në tërë aksin janë shkaktuar radhë kilometrike të makinave që e përdorin atë për të dalë në rrugën e Kavajës.

Në vendngjarje kanë shkuar autoritetet që po bëjnë të mundur copëzimin dhe largimin e saj nga rruga.

Share This Article
3 Comments
  • Vetem ne keto raste kujtohen pushtetaret e Bashkise te kujtohen se edghe ne Yzberisht(jo fshat) jetojne njerez!
    Yzberishti(perballe KMY) eshte nje Kandahar ku ligjin e ben balta,pluhuri ne vere,qente rrugace,plehrat,mungesa e ndricimit rrugor,hajdutet e shtepive,mungesa e lulishteve,trotuaret e zene nga lokalet dhe …kulmi:
    -ERION VELIAJ NUK KUJTOHET TE DETYROJE FIRMEN E URBANEVE TE PRANOJE ABONETE!!!

  • Lali Eri ishte i zene duke manifestuar ne bulevard pastaj atij i intereson me shume “te kujdeset” per pemet e parkut tek Liqeni e nuk ka kohe te merret me keto cikerrimat e periferise.

  • HUMOR!
    Ne vend ngjarje kane shkuar AUTORITETET per ta copezuar pemen dhe larguar copat”….
    Bravo u qofte atyre ose gazetarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *