Një e moshuar ka gjetur vdekjen ndërsa ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të tretë të shtëpisë ku banonte.
Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në zonën e “Ali Demit”, ku 79-vjeçarja Pranvera kasollja, ka humbur jetën duke u rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni.
Për pasojë e moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa policia e mbërritur në vendngjarje po heton për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
