Numri i denoncimeve në Policinë e Tiranës për agjencinë private “Help Immigration” është rritur ndjeshëm brenda 24 orëve të fundit. Kjo agjenci ka mashtruar rreth 500 persona, duke iu marrë nga 600 deri në 3000 euro, me premtimin se do i siguronte vizë për në Kanada, Australi dhe Zelandën e Re. Elton S., është një prej shumë personave viktimë që ka denoncuar në polici mashtrimin e shtetasit maqedonas Vasko Pop Ganov, që iu premtonte qytetarëve viza duke i mashtruar dhe tashmë është shpallur në kërkim.
Sa shpejt mashtrohen shqiptarët? Si cjapi te kasapi venë? Kemi shumë cjepër në këte vënd prandaj sundimtarët e pushtetarët, bejnë pallë !?