Tiranë/ Sekuestrohen 111 kg kanabis çokollatë, 3 të arrestuar

DITA Online

Një sasi prej 111 kg kanabis në formë çokollate u sekuestruar gjatë një operacioni në Tiranë, ku në pranga u vunë edhe 3 persona.

Policia thotë se operacioni për goditjen e grupit kriminal u bë në  rrugën “Pavarësia” në Tiranë, ku u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 37 vjeç, banues në Tiranë
  2. L., 33 vjeç, banues në Tiranë
  3. G., 57 vjeç, banues në Tiranë

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, dyshonte se shtetasi I. G., në bashkëpunim me shtetasit E. K., M. L. dhe persona të tjerë, tregtonin lëndë narkotike të llojit “Cannabis Sativa”, të presuar në formë çokollate, në sasi të konsiderueshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia sqaron se “mesditën e sotme shtetasi I. G., që drejtonte automjetin “Citroen”, bënte lëvizje të dyshimta në rrugën “Pavarësia”, duke shoqëruar automjetin tjetër “Mercedez – Benz”, me drejtues shtetasin E. K. e pasagjer shtetasin M. L., ku dyshohej se këta të fundit kishin në automjetin e tyre lëndën narkotike“.

Ndërhyrja e policisë në momentin kur ata po përgatiteshin për të bërë shitjen e drogës.

Pasi është ndaluar mjeti “Mercedez – Benz” me drejtues shtetasin E. K. dhe pasagjer shtetasin M. L., janë gjetur në bagazhin e këtij mjeti 4 thasë, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar si “cannabis sativa”, të presuar në formë çokollate. Gjithashtu gjatë operacionit rreth 50 m larg automjetit të parë, është ndaluar dhe automjeti tip “Citroen”, me drejtues shtetasin I. G. Sasia e lëndës së dyshuar narkotike, pasi u peshua, rezultoi 111 kg“, thanë blutë e Tiranës.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.

v.l/ Dita

Operacioni “Çokollata” sekuestron 111 kg kanabis, tre në pranga. on Vidnews.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *