Tiranë, sekuestrohet sasi e konsiderueshme djathi të skaduar për pica dhe sanduiçë

Dita

Policia e Tiranës ka shoqëruar 10 persona të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin tregtonin produkte bulmeti të skaduara.

Burime nga policia bëjnë të ditur se janë sekuestruar sasi të konsiderueshme djathi të skaduar për pica dhe sanduiçë.

10 personat e shoqëruar janë pronarë e punëtorë të një magazine frigoriferike në Kashar.

Djathi vinte nga vendet perëndimore dhe i ndërrohej etiketa e skadencës.

Policia ka sekuestruar materiale, si etiketa të falsifikuara dhe djathë i importuar nga jashtë.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *