Tiranë, shembet me eksploziv objekti 30 metër

Elton Tafaruci

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka hedhur në erë sot me shpërthim të kontrolluar, një objekt të përbërë nga tri kulla të larta thuajse nga 30 m.

Shpërthimi u krye sipas parashikimit dhe kullat u anuan pa rënë në tokë menjëherë.

Specialistët e IKMT u mbështetën nga xhenierët e Ministrisë së Mbrojtjes.

Në trupin e objektit, që shembet në kuadër të projektit të bulevardit të ri të Tiranës, u hapën 120 vrima dhe u vendosen 10 kilogramë lëndë shpërthyese C4.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *