Një sherr mes dy punonjësve në një kompani të policisë private ka ndodhur sot, ku janë plagosur dy punonjës.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:45, në rrugën dytësore Tiranë- Vorë.
Pas një debati mes tyre, sherri është përshkallëzuar deri në përdorimin e mjeteve te ftohta. Për pasojë të dy shtetasit A. K. 59 vjeç dhe A. V. 50 vjeç kanë mbetur të plagosur.
Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.
l.h/ dita
