Një konflikt mes të dy të rinjve për pak sa nuk është kthyer në tragjedi sot paradite në kryeqytet. ngjarja ka ndodhur në zonën e 9-katësheve, shumë pranë qendrës së Tiranës, ku gjatë një konflikti mes të rinjsh ka mbetur i plagosur me thikë një 21-vjeçar. Mësohet se i plagosur ka mbetur 21-vjeçari Jurton Suparaku, ndërsa autori i ngjarjes, Indrit Zepi 25-vjeç, është vënë në pranga pak minuta pas ngjarjes nga forcat ‘Shqiponja’. I plagosuri është dërguar në spitalin Ushtarak, ku ndodhet në gjendje të rëndë.
