Tiranë, sherr për një vajzë afër gjimnazit, një i plagosur

redaktor

Dy grupe adoleshentësh janë konfliktuar për motive të dobëta pak metra larg ambienteve të gjimnazit “Aleks Buda” në Tiranë. Mësohet se ka një të lënduar nga ky sherr mes të rinjve. Nga të dhënat e para mësohet se konflikti mes adoleshentëve ka pasur shkak një vajzë, nxënëse e kësaj shkolle. Pjesë e tyre mund të jenë dhe nxënës të kësaj shkolle. Ata kanë qëlluar njëri-tjetrin me grushte dhe gurë. Nga ky konflikt ka mbetur i plagosur me gurë një 16-vjeçar, emri i të cilit nuk u bë publik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *