Një konflikt pronësie në Pezë të Tiranës ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Të shtënat me armë kanë terrorizuar banorët e zonës, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur ndalimin e dy personave të përfshirë në konflikt, të identifikuar si Ibrahim Sula dhe Saimir Kodra. Dëshmitarë në vendngjarje bënë të ditur se përpara se të nxirrnin armët, ata janë përleshur fizikisht në Qendër-Pezë.
Leave a Comment
