Tiranë, sherri për borxhin 200 mijë lekë, e kërcënon

anazapta

Sherri për një borxh të vjetër është bërë shkak për vetëgjyqësinë e një adoleshenti. Policia e kryeqytetit njoftoi dje se ka arrestuar në flagrancë të dyshuarin Redon Hoxha, 18 vjeç, banues në Laprakë. Ai është kapur duke shtrënguar me anë të kanosjes për dhënie pasurie në shumën 200 mijë lekëve të reja, të riun me inicialet B. S. Nga dëshmitë e marra, të dy personat pretenduan dhe mohuan borxhin, kurse zbardhja e ngjarjes do bëhet nga prokuroria vendore.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *