Një studente në Tiranë shfrytëzohej si prostitutë nga një 35-vjeçar dhe një i mitur, të cilët janë arrestuar nga policia. Leonard Balia, 35 vjeç dhe Muhamet Kovaçi, 17 vjeç, të dy banues në Elbasan, ishin tutorët e 22-vjeçares A. G., nga Kuçova. Balia dhe Kovaçi u arrestuan gjatë operacionit të koduar “Parku 2”, ku u zbulua se shfrytëzonin studenten për prostitucion. Policia dyshon se pas dy të ndaluarve mund të ketë edhe persona të tjerë të përfshirë dhe po hetohet nëse ndonjë tjetër vajzë ka rënë viktimë.