Tiranë, SHKB hetohen për ryshfet kontrolloren e Rinasit

anazapta

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm pranë Ministrisë së Brendshme ka nisur hetimet ndaj një kontrolloreje të komisariatit të policisë së Rinasit.  Sipas ministrisë së Brendshme, kontrollorja me iniciale M.M., akuzohet për veprën penale të korrupsionit. SHKB ka siguruar informacione se kontrollorja ka abuzuar me hyrje-daljet. Kontrollorja M.M., dyshohet se është e përfshirë në një skemë korrupsioni për lejimin në hyrje të personave me Leje Kalimi. Mësohet se në përfundim të hetimit pritet të merret dhe masa ndaj kontrollores.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *