Policia ka shpallur në kërkim një 49-vjeçar i cili u denoncua nga fqinji i tij për vjedhjen e pulave nga oborri i banesës së tij.
Ngjarja është shënuar në fshatin Luz i Vogël të Tiranës, ku Isuf Xeka është proceduar dhe është shpallur në kërkim nga policia e kryeqytetit për akuzën e vjedhjes.
Sipas policisë, Isuf Xeka i vodhi 15 pula gjatë natës qytetarit Faslli Xeka. /H.M/ Dita
