Një muaj pas vendimit të qeverisë për shpërblimin e forcave të policisë që morën pjesë në operacionin e Lazaratit, ka nisur shpërndarja e parave për 400 të parët e listës, nga 800 që janë të gjithë. Ministria e Brendshme ka kaluar në fundjavë në llogaritë të forcave speciale, RENEA, RESI apo FNSH, 2 pagat e premtuara, si dhe dietat për ditët që kanë qëndruar në shërbim në fshatin e drogës. Llogaritja e shpërblimit ka qenë standard, dy paga, minus pjesën e tatuar. Burime nga Ministria e Brendshme thanë se gjatë javës do të kalojnë dy pagat dhe dietat për 400 forcat e tjera.
te pakten ka burreri ne kete qeveri dhe jo si me pare qe e katandisen policin ne hajdute dhishe !