Një shpërthim më tritol ka ndodhur në një subjekt tregtare në fshatin Picar të Tiranës. Burime nga policia bëjnë me dije se persona ende të paidentifikuar kanë hedhur gjatë ditës së djeshme, një sasi tritoli në mobilierinë në pronësi të shtetasit G.M, vjeç 45, banues në Tiranë.
Si pasojë e kësaj janë regjistruar dëme të konsiderueshme materiale. Pronari i mobilierisë e ka denoncuar rastin në policisë dhe grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
