Tentuan t’i vjedhin vëthin e floririt që mbante në vesh, plagoset adoleshenti. Ngjarja është shënuar dy ditë më parë në “Rrugën e Dibrës”, në kryeqytet, ku ka mbetur i plagosur 15-vjeçari, R.K.. Burime policore thanë se 12-vjeçari me iniciale K.Ç., ka ndaluar adoleshentin në rrugë dhe nën kërcënimin e thikës i ka kërkuar që t’i jepte vëthin që kishte në vesh. Në tentativë për t’i marrë vëthin e floririt, pasi janë zënë me njëri-tjetrin, i mituri ka plagosur me thikë 15-vjeçarin. Dyshohet se autori ka pasur edhe bashkëpunëtorë në krim, ndërsa u shpallën në kërkim.
