Dy burra dhe dy gra u kapën duke udhëtuar në linjat e urbanit në kryeqytet teksa udhëtonin duke përdorur libreza false invalidësh, me qëllim që të mos paguanin bileta. Vetë shoqëritë e urbanëve kanë denoncuar në policinë e Tiranës dhe ndaj tyre nisi procedimi penal. Në gjendje të lirë po hetohen Sali G., 53 vjeç, Bardhi M., 60 vjeç, Dallandyshe G., 60 vjeç dhe Ishe M., 60 vjeçe, të gjithë banuesa në Tiranë. U bllokuan edhe katër librezat false dhe dosja i kaloi prokurorisë.