Një konflikt mes tre të rinjve ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën e “Qelqit” në Kombinat, kur të rinjtë nën efektin e alkoolit kanë nisur debatet e më pas kanë qëlluar.
Për fat të mirë, në këtë ngjarje nuk pati të lënduar.
Policia e Tiranës ka identifikuar autorin e të shtënave me armë në zonën e Tiranës.
Shtetasi Altin Dani qëlloi me armë pas një konflikti me pronarin e një llotoje.
