Tiranë/ Të shtëna me armë zjarri, një i plagosur rëndë

Bora Basholli

Në Pezë ka ndodhur një konflikt i cili ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri pas një konflikti mes disa personash.

“News 24” raporton se konflikti nga mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Enver Karaj,

Raportohet gjithashtu se policia ka arritur të vërë  në pranga autorin e krimit, i identifikuar si Flamur Karaj.

Autori mësohet se është vetëdorëzuar në polici, disa minuta pas ngjarjes.

Ndërkohë i plagosuri është transportuar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Autori dhe i plagosuri mësohet se janë kushërinj.

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *